​Kurti viziton festivalin Anibar

Kryeministri Albin Kurti vizitoi sot në qytetin e Pejës, ku po mbahet edicioni i 15-të i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar, i cili po përcillet me aktivitete të shumta.

Kurti fillimisht qëndroi në Galerinë e Arteve, ku në kuadër të festivalit po shfaqen filma edhe në programin e realitetit virtual (VR), si “Missing 10 hours”, “Affiorare”, “Her name was Gisberta”.

I pari i qeverisë vizitoi edhe kinemanë “Jusuf Gërvalla”, ku u takua me organizatorët e Anibarit, të cilët i përgëzoi për organizimin e kësaj ngjarjeje.

Anibar shfaq filma të ndryshëm nga fusha e animacionit, në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”, Galerinë e Arteve në qendër të qytetit në Kino Liqeni, dhe Kino Kubat në Parkun Karagaq.

Përveç filmave, po zhvillohen edhe aktivitete e punëtori me një larmi temash, të cilat prezantohen nga personalitete të ndryshme.

Festivali filloi më 15 korrik dhe përmbyll edicionin e 15-të të saj ditën e nesërme.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews