Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka uruar homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoskin për marrjen e pozitës së re.
Kurti në platformën “X” tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, por aleatë dhe partnerë të ngushtë me orientim drejt NATO-s, integrim në BE dhe bashkëpunim rajonal.
“Urime për për zgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, por aleatë dhe partnerë të ngushtë, në orientimin e NATO-s, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE. Nga rruga Prizren – Tetova drejt mbrojtjes dhe sigurisë, mezi pres të punoj me ju për të zgjeruar edhe më tej marrëdhëniet tona dypalëshe tashmë të fuqishme”, tha Kurti.
Congratulations to @MickoskiHM on your election as Prime Minister of the Republic of North Macedonia. Kosova and North Macedonia are not only neighbors but close allies and partners, in NATO orientation, regional cooperation and EU integration. From the Prizren–Tetova road to…
— Albin Kurti (@albinkurti) June 25, 2024