Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me fitoren e parë të Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike.
Krasniqi ka siguruar gjymëfinalen, derisa i duhet vetëm edhe një fitore për të siguruar medaljen olimpike.
Në lidhje me këtë gjë, ka reaguar edhe i pari i legjislacionit, Albin Kurti.
“Disa ndeshje të xhudos në Paris po zgjasin më shkurt se katër minuta. Ndonjëra rrallë rreth një minut. Njëra prej tyre as një minut, vetëm 39 sekonda! Si është e mundur? Distria Krasniqi, Republika e Kosovës”, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale.
Ndryshe, kundërshtarja e Distria Krasniqit në gjysmëfinale do të jetë Odette Giuffrida, e cila mposhti në çerekfinale Reka Pupp nga Hungaria.