Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur situatë të montuar bisedën telefonike ndërmjet shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje me kriminelin serb, Milan Radojiqiç.
Madje ai tha se qytetarët e Republikës së Kosovës e dinë se kush ka bashkëpunuar më herët me Radojiçiqin i cili tashmë siç tha ai, ka ikur dhe nuk qëndron në qeveri, shkruan Telegrami.co.
Kështu ka thënë Kurti i pyetur nga gazetarët pas mbjelljes së pemës olimpike bashkë me presidentin e KOK-ut, Ismet Krasniqin.
“Unë vete nuk i kam dëgjuar, por qytetarët e dine se kush ka bashkëpunuar dhe e kanë shumë të qarte pse Radojiçiq ka ikur tash dhe nuk qëndron në qeveri. Ajo është një situatë e montuar dhe Radojiçiq këtë muaj i bënë 9 muaj që është i lirë në Serbi”, u shpreh Kurti.
Ndryshe, edhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas bisedës telefonike të publikuar, mes Mimoza Kusari-Lilës, dhe kriminelit serb, Milan Radoiçiq.
Manxhuka duke iu referuar kritikave ka thënë se ata që kanë bërë biznese, koalicione, qeveri e miqësi me Radoiçiqin nuk mund të ia bëjnë gjyqin LVV-së.
Derisa theksoi se qytetari do të gjykojë më së miri./Telegrami.co./