Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë sot pjesë në përurimin e shërbimit të Kardiologjisë Intervente – Laboratorin e Kateterizimit, në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.
Sipas njoftimit, ngjarja do të mbahet në orën 09:30.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në përurimin e shërbimit të Kardiologjisë Intervente – Laboratorin e Kateterizimit, në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit”, thuhet në njoftim.