Kurti për ndalimin e “Mirdita, dobar dan”: Serbia dje ia dha fjalën grupeve të huliganëve

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas ndalimit të festivalit “Mirdita, dobar dan”.

Sipas Kurtit, dje Serbia në vend të artistëve, fjalën ia dhanë grupit te huliganëve të cilët u mblodhën në sheshin e Beogradit për të pamundësuar mbajtjen e festivalit.

Kryeministri tha se ideja e festivalit u deformua nga dy njerëzit më të afërt të Aleksandar Vuciqit: Aleksandar Vulin dhe Ivica Daciq.

Veprimin e djeshëm të Serbisë, Kurti e lidhi me refuzimet e saj të marrëveshjes.

“Pasi refuzoi edhe një herë nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore të lehtësuar nga BE-ja, të miratuar nga SHBA-ja, Serbia mbylli të enjten një nismë tjetër të sponsorizuar nga BE, festivalin e “Mirëdita, Dobar Dan”. Një festival kulturor me një histori dhjetëvjeçare të festimit të diversitetit dhe bashkimit të artistëve nga Kosova dhe Serbia, “Mirëdita, Dobar Dan” u rrëmbye nga ZKM i Serbisë Vulin dhe MPB Dacic, të cilët e deformuan atë, përtej njohjes, në një paradë groteske të urrejtjes dhe mesazhe diskriminuese. Në vend të artistëve, fjala iu dha grupeve të huliganëve”, ka shkruar Kurti në X.

Ndërkaq  gjatë ditës së djeshme reagimi për këtë çështje erdhi edhe nga Bashkimi Evropian në Serbi.

Ata shprehin keqardhje për faktin që ky festival, i mbështetur financiarisht nga BE-ja dhe i organizuar që nga viti 2014, u ndalua sot. Zyra e BE-së në Serbi vlerëson se kjo iniciativë ka qenë një mjet i rëndësishëm për normalizimin mes dy vendeve.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka njoftuar se ka dhënë urdhër për ndalimin e tubimit publik të pjesëmarrësve në festivalin “Mirëdita, dobar dan”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews