Kurti me kushtet e tij e Vuçiq dëshiron Asociacionin, çfarë ndodhi sot në Bruksel?

Takimet bilaterale të mërkurën në Bruksel përfunduan pa takim trepalësh, siç ishte paralajmëruar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vendosi tri kushte për angazhimin e tij në procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kërkoi që Kosova të nisë procesin drejt Asociacionit, derisa Serbia të nisë njohjen e dokumenteve, simboleve shtetërore dhe institucioneve të Kosovës, sipas raportit të Sinjalit.

Borrell konfirmoi se sot në Bruksel nuk u mbajt takim trepalësh dhe shtoi se Kosova nuk ishte e gatshme për një takim të tillë, në krahasim me Serbinë që ishte e gatshme.

Kurti paraqiti tri kushte për angazhimin e tij gjatë takimeve dypalëshe: nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë nga krerët e shteteve, tërheqjen e letrës së Bërnabiq dhe dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar tek autoritetet gjyqësore të Kosovës.

Para takimit, BE-ja paraqiti një propozim të ri për planin e zbatimit të Marrëveshjes, por kushtëzimi i zbatimit nga palët e pengoi diskutimet për veprime konkrete. Borrell gjithashtu konfirmoi se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në javën e ardhshme për të vazhduar diskutimet për zbatimin e Marrëveshjes dhe për çështje të tjera të dialogut.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews