Albin Kurti, kryetar i VV-së dhe kryeministër i Kosovës, ka mbajtur një tubim në Viti.
Gjatë fjalës së tij të gjatë, Kurti nuk ka hezituar të kritikojë opozitën.
Kurti ka pretenduar që opozita nuk është reformuar asnjë grimë.
“Gjysmë milionë vota bëhen bashkë te numri 118. Në Viti e Kosovës cep më cep i kumtohet lajmi që koalicioni VV, Guxo, Alternativa është edhe i pari, edhe ka fituar, edhe i ka numrat e mjaftueshëm për të qeverisur vetë, pa përfshirë aso të tjerët që i patën katër vjet për t’u reformuar, por nuk u reformuan asnjë grimë” – tha Kurti para të pranishmëve.