Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, kanë vënë gurthemelet tek shtëpia e Bleranda Bajramaj nga komuniteti egjiptian në Gjakovë, e cila ka jetuar në kushte të rënda ekonomike.
Në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se Bajramaj është nënë vetushqyese e cila ka gjashtë anëtarë të familjes dhe një fëmijë me aftësi të kufizuara.
Tash e tutje, ajo do ta ketë një shtëpi të re për familjen e saj.
Kurti theksoi rëndësinë e mbështetjes për familjet në nevojë dhe angazhimin e qeverisë për të përmirësuar kushtet e jetesës për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Është detyrë e jona që të sigurohemi që çdo qytetar i Kosovës të ketë një strehë të sigurt dhe dinjitoze”, ka thënë Kurti.
Ndërsa, ministri Krasniqi kujtoi se ky projekt është në vazhdën e përpjekjeve të ministrisë së Pushtetit Lokal për të ndihmuar familjet në nevojë gjithandej Republikës së Kosovës.