Kryeministri Albin Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes së Sefadin Osmanajt, zjarrfikësit i cili vdiq më parë në krye të detyrës.
Ai tha se vendi ka përjetuar një humbje të dhimbshme, për çka bëri apel kundër zjarrvënieve dhe për bashkëpunim me institucionet e vendit në reagim të menjëhershëm. Kurti tha se se zjarrvëniet e qëllimshme janë vepra penale që dënohen me ligj.
Derisa deklaroi se temperaturat e larta po rrisin rrezikun e zjarreve dhe përhapjen e tyre të shpejt.
“Temperaturat e larta gjithashtu rrisin rrezikun e zjarreve dhe përhapjen e tyre të shpejt. Përballë kësaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që faktori njeri të jetë faktor në shuarjen e zjarreve e kurrsesi shkaktar i tyre. Zjarrvëniet e qëllimta apo nga pakujdesia përveçse janë vepra penale dhe që dënohen me ligj, ato kanë potencial të madh të tragjedive njerëzore dhe pasojave mjedisore të pamatshme. Në këtë ballafaqim, vendi ynë, shoqëria jonë, tashmë e ka përjetuar një humbje të dhimbshme javën që lamë pas. Zjarrfikësi Sefadin Osmanaj humbi jetën në krye të detyrës. Ngushëllimet tona për familjen Osmanaj janë apeli ynë më i zëshëm kundër zjarrvënieve dhe për bashkëpunimin me institucionet e vendit në identifikimin e hershëm dhe reagimin e menjëhershëm në rast të zjarreve në natyrë”, deklaroi Kurti.