Kurti i çon buqetë me lule Kusari-Lilës

Vetëm një ditë pasi u publikuan bisedat Mimoza Kusari-Lilës me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, kreu i Qeverisë, Albin Kurti u përkujdes që t’i dërgonte një buqetë me lule shefes së grupit parlamentar të VV-së me rastin e ditëlindjes.

Për këtë 49-vjetor të Kusari-Lilës, Kryeministri Kurti shkoi në Kuvend me një buqetë me lule, ani pse mungoi në seancën e jashtëzakonshme të opozitës, bashkë me deputetët e partisë që drejton.

Vetë Kryeministri Kurti konfirmoi se buqeta me lule me të cilat sot ai dhe ekipa e tij u panë të hynë në Kuvendin e Kosovës, ishin për shefen e grupit parlamentar të VV-së.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët kur u pyet nëse lulet ishin dedikim për Mimoza Kusari-Lilën, ai u përgjigj me ”Po” dhe ”Për ditëlindje”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews