Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook, shkroi për Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt.
Kryeministri i Kosovës në njoftim rikujtoi të mbijetuarat nga dhuna seksuale gjatë luftës të fundit në Kosovë.
“Gjatë viteve 1998 – 99, në Kosovë dhuna seksuale është përdorur si armë lufte nga Serbia. Ky është krim jo vetëm ndaj individit, por ndaj gjithë shoqërisë. Andaj ka lënë pasoja të thella dhe të gjëra.”, shkroi Kryeministri.
Në deklaratë Kurti bëri thirrje për familjet dhe shoqërinë.
“Në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, bëjmë thirrje për solidaritet nga familjet dhe shoqëria. Është detyrim yni i përbashkët t’i përkrahim të mbijetuarat. Të jemi zë i fuqishëm e krah i fortë. Sot dhe përherë.”, shtoi Kurti.
Kurti njoftoi edhe rreth ligjit për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale.
“Përmes ndryshimit të ligjit e kemi zgjatur afatin për aplikim për njohjen e statusit, viktimë e dhunës seksuale të luftës, deri më 15 maj 2025. Duke ua njohur vuajtjet grave dhe vajzave, burrave dhe djemve të mbijetuar, ne i inkurajojnë që të thyejnë heshtjen për këtë krim lufte.”, theksoi Kurti.