Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të shtunën qëndron për vizitë në Kosovë.
Zyra e kryeministrit Albin Kurti ka konfirmuar se takimi mes tyre pritet të mbahet në objektin e Qeverisë nga ora 11:15.
Ndërkaq, presidentja e KE-së do të mbajë takim edhe me presidenten Vjosa Osmani.
Ndryshe, Ursula von der Leyen po zhvillon vizita në vendet e Ballkanit Perëndimor.