Kosova ka shënuar një arritje të madhe në skenën ndërkombëtare të kinemasë, me filmin “Si e verdhë e sëmurë” të regjisores Norika Sefa, që fitoi çmimin për dokumentarin më të mirë të shkurtër në Festivalin e Filmit të Sarajevës.
Ky sukses i ka gëzuar edhe kryeministrin, Albin Kurti dhe ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku.
Kryeministri Kurti ndau në një postim në Facebook, shprehi krenarinë për suksesin e Norika Sefës dhe ekipit të saj.
“Norika Sefa me filmin “Like a Sick Yelloë” fiton çmimin e dokumentarit më të mirë të shkurtë në Festivalin e Filmit të Sarajevës! Në mesin e 21 filmave të një konkurrence të lartë dhe me një juri diverse e tejet kredibile, filmi i Norikës triumfoi me tregimin që rrjedh nga arkivat filmike të familjes së saj të ndërlidhura për të zbërthyer një kohë dhe një vend që flet sa për një popull dhe një epokë. Urime Norikës dhe gjithë ekipit të prodhimit për këtë çmim kulmor dhe fitore shumë domethënëse”, tha ai.