Kurti bën homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të familjes Lleshi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe pranë Lapidarit të Dëshmorëve të familjes Lleshi në fshatin Vraniq të Komunës së Gjakovës, në 26-vjetorin e rënies heroike të Kolë dhe Mark Lleshit.

“Jemi këtu për të bërë homazhe, për të nderuar, për të kujtuar dhe përkujtuar veprën heroike të dëshmorëve të kësaj familje, e cila bëri krejt çfarë mundi e diti dhe dha krejt çfarë pati për çlirimin e vendit tonë dhe për pavarësi e për bashkim”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ai shprehu mirënjohjen e tij të thellë, falënderimin e pamasë për këtë vetëmohim, flijim e sakrificë, të familjes Lleshi, që katër dëshmorë i ka nga lufta e fundit.

Sipas tij edhe në luftërat e mëhershme, gjithmonë ka pasur bijë e bija, të cilët me armë në dorë i kanë mbrojtur trojet e tyre stërgjyshore.

Ndërkaq Kurtin e shoqëronin ministrat Rozeta Hajdari, Ejup Maqedonci dhe me zëvendësministrat, Vigan Qorrollin, Mevludin Sinanin dhe aktivistë nga Lëvizja e kolegë nga Qeveria e Kuvendi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews