Kryeministri Albin Kurti ka thënë se arkeologjia si asnjëherë tjetër po merr vëmendjen e duhur shtetërore. Sipas tij po punohet me intensitet në lokalitete arkeologjike, plane të menaxhimit, bashkëpunime ndërkombëtare, studime e publikime.
Ai bëri të ditur se për herë të parë janë nisur proceset e shpronësimit për lokalitetet arkeologjike, me prioritet për Ulpianën dhe Dresnikun, ndërsa planifikohet të vazhdohet në vende të tjera.