Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan ka publikuar rezultatet e pikëve për përzgjedhjen e kandidatëve të cilët kanë aplikuar për pozitat e punës: Mësimdhënës klasor, Edukatore, Lëndë mjekësore, Gjuhë angleze, Gjuhë shqipe, Kimi, Matematikë, Lëndë muzikore, Piano, Gjeografi, Histori.
Telegram News ka siguruar listën e rezultateve në konkursin e fundit të komunës që drejtohet nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në listën e kandidatëve, me pikët e rezultatit në mesin e pesshës së parë prin gruaja e vëllaut të kryetarit të komunës së Gjilanit Alban Hysenit, Valdrina Iseni e cila ka fituar 52 pikë ku ka aplikuar për pozitën e edukatores.
Punësimet e familjarëve të njerëzve në pushtet, nuk ndalen me këtu.
Telegram News mëson se tashmë punën e edukatorës sipas pikëve të marra potencialisht do ta ushtrojë edhe Mimoza Alidema, motra e gruas së deputetit të Vetëvendosjes nga Gjilani, Luan Aliut.
Telegram News, në lidhje me këtë listë ka kontaktuar me Drejtorinë e Arsimit në Gjilan, por që deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marr përgjigjje./ Telegram News/ BesartaKalaja.