Ku e “djegin” kosovarët paranë e gatshme?

Një pamje e Prishtinës në cilëndo rrugë e në shesh, në dy ditët e kaluara, përfshirë edhe të hënen është boshe. Pamjet e hapësirave publike të lëvizjes së qytetarëve t’i kujtojnë ditët e këqija të kryeqytetit.

Ajo që ishte traditë e njerëzve për vizita te varrezat, gjatë kësaj feste, thuajse nuk shihet që ekziston.

Në sheshin e Prishtinës, aty këtu ndonjë lëvizje, karshi disa të moshuarëve të ulur në karriget e blic pushimeve, të cilët mund të meditojnë diçka nga rinia e hershme.

Në treg, ka më shumë shitës se blerës.

Njerëzit e kryeqytetit kanë ikur për pushime në Shqipëri, ashtu siç bëjnë të gjithë kosovarët në çdo cep të saj, diçka qo ndodh çdo vikend.

Paratë e qytetarëve të Kosovës po i gëlltit bregdeti shqiptar, Shqipëria dhe rajoni turistik.

Pyetja më e shpeshtë e pronarëve të shumë bizneseve dhe marketeve, është kjo: Kur dhe kush do ta mbyll biznesin i pari?

Ku po shkojnë paratë e kosovarëve?

Kosovarët që ankohen se çdo gjë e sofrës dhe frigoriferit kushton jashtë normales, nuk kanë të ndalur nga shfrytëzimi vikendor dhe i çdo feste që lidhet me vikendin.

Kosovarët janë bërë “specialistë”, për të zgjatur ditët vikendit, nëse një ditë të vetme e kanë pushim para vikendit, ose brenda javës.
Kosova si shtet ka më së shumti pushime nga festat. Në kalendarin e festave zyrtare përfshihen 11 festa të cilat mund të prodhojnë një muaj pushim, nëse ato ndërlidhen me vikendet dhe të gjitha prej tyre kosovarët i shfrytëzojnë për pushime në Shqipëri dhe vendet e rajonit.

Se ku shkojnë paratë e kosovarëve dhe si “djegën”, mjetet e gatshme, ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe eksperti për ekonomi Safet Gërxhaliu, për gazetën Telegrami.co, pohon:

“Është më se e vertetë që shoqëria kosovare është një shoqëri e cila jeton nga importi dhe e varet nga importi.
Vet fakti që në vitin 2023 kemi pasur afër 5 miliardë e 800 milonë euro, qarkullim, flet për një pasuri relativisht të madhe. Mirëpo , në të vërtetë për të analizuar është ikja e kosovarëve pothuajse çdo vikend në Shqipëri dhe në vendet e rajonit dhe nëqoftëse çdo fund vit apo çdo vikend kalojnë afër 40 mijë vetura dhe për një muaj janë 160 mijë vetura dhe në qoftëse vetëm nga 10 euro paguajnë taksë është vërtetë një shumë shumë e madhe dhe nëse çdo veturë shpenzon vetëm për derivate 100 euro do të thotë se janë më tepër se 16 milion euro pa e kalkuluar ushqimin, akomodimin dhe kjo është për analizë,sepse ësht diçka që është bërë pjesë e realitetit të Kosovës”, thotë Gërxhaliu.

Kosovarët llogaritet se hargjojnë qindra milionë euro gjatë verës në Shqipëri e rajon për vikende dhe pushime, apo rreth 80 milionë euro në muaj, bazuar në kalkulimin e kalimeve të veturave në kufirin ndërshqiptarë Kosovë-Shqipëri, që regjistron rreth 40 mijë vetura kalimi andej kufirit.

Derdhja e qindra milionë eurove në vendet e rajonit vetëm për vikende, tregun kosovar e ka varfëruar deri buzë falimentimit.

Kur kësaj i shtohet edhe ikja e brezave rinorë jashtë vendit, asnjë biznes nuk ka stabilitet fiskal as siguri qarkullimi nga paraja vendore që derdhet jashtë shtetit.

Kosovarët e “varfër”, pasurojnë Shqipërinë, thotë Gërxhaliu.

Një shoqëri që në esencë duket se ka probleme sociale dhe ekonomike e garanton qëndrueshmërinë ekonomike të Shqipërisë.

“Është një fenomen që po e përcjell Kosovën viteve të fundit. Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me import por kemi të bëjmë edhe me eksportin e parasë së gatshme përmes pushimeve, jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet e rajoni dhe të botës.
E tëra kjo po e dëmton indikatorin kyç ku mbështetet rritja ekonomike dhe stabiliteti social i Kosovës që është konsumi.
Sa më shumë që eksportohet paraja e gatshme aq më shumë bie fuqia blerëse në Kosovë”, pohon ai dhe shton:

“Do të ketë shumë vështirësi për të arritur buxhetin e miratuar në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Por ,ajo që duhet të na brengosë më tepër është pozita e sektorit privat qoftë në aspektin e shërbimeve por edhe të performancës ekonomike e cila çdo ditë e më tepër po dëmtohet. Është një faktor që kërkon kalkulim dhe analizë. E vërteta është që rrugët e Prishtinës, sot në festën e Bajramit janë të zbrazëta e nuk mund të shohësh as vizitorë, qoftë në varreza apo në monumente të ndryshme , është një fenomen sa ekonomik e social gjithashtu edhe psikologjik. Por është koha që institucionet duhet të bëjnë më tepër, të promovojnë Kosovën, të përmirësohet imazhi i saj dhe të kthehet besimi i humbur që në Kosovë mund të argëtohesh dhe mund të ketë perspektivë dhe kënaqësi.”, thotë Safet Gërxhaliu.

Qeveria pa plane zhvillimore.

Qeveria Kurti, nuk ka sjellur ide të zhvillimit ekonomik ,derisa as qeveritë e mëparshme , nuk kanë pasur program kreativ në fushat e ekonomisë.

“Mungesa e një plani institucional zhvillimor në Kosovë është dëmi më i madh që i është bërë Kosovës së pas luftës, ndoshta e tëra kjo ka qenë një tendencë për të shkatërruar komunikacionin dhe nëse nuk ka një vizion ekonomik të dihet se nga drejtohet shteti, duhet të jetë prodhimtaria, industrializimi, bujqësia, arsimi dhe të gjitha këto mungojnë. Kosova ka mbetur nën mëshirën e bizneseve, kjo bazuar në faktin se Kosova ka dy shtyllat e para ekonomike që është diaspora që ka qenë dhe do të jetë arterie e funksionimit të shtetit dhe e dyta është ndërmarrësia e Kosovës që përkundër kërtyre vështirësive pa mbështetje . Sot Kosova është një shou i veturave moderne, vetëm nga Prishtina deri në Ferizaj ka me qindra autosallone që i kanë veçmas veturat më luksoze dhe e tëra kjo dëshmon një qasje të re nga psikologjia dhe orientimi nga aty që mund të ketë përfitime. Kosova në të ardhmen do të mund të bëhet një qendër e mbeturinave të automobilave të vjetër “, ka thënë ish kryetari i Odës konomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, ekspert i ekonomisë.

Tregu vendor mbijeton sot për sot.

Shitësja e gjërave me vlerë komëtare në mini tregun te Hoteli “Grand”, ka thënë se në këto rrethana është vështirë të funksionon tregu në Kosovë.

“Kur vien këtu turistë të huaj dhe ndalen e shohin për të blerë dika me vlerë nga Kosova, më kanë thënë që janë njerëz që synojën ta shëtisin botën me 300 euro, e këta tanët në momentin që kanë 100 euro në xhep, ikin jashtë Kosovës. Ky është vikendi i tretë që është kështu, pra pa njerëz.
Ne duhet t’i paguajmë të gjitha detyrimet ndaj shtetit këtu ,por punë nuk ka,bile as njerëz nuk ka, siç po e shihni edhe vet”, thotë për telegrami.co Afërdita Zeneli, përfaqësuese e Organizatës për Promovimin e Vlerave Kombëtare.

Avdyli një burrë rreth të 75-tave, habitet me vete se kësaj feste si asnjëherë më parë në historikun e Prishtinës, varrezat nuk janë shoqëruar nga njerëzit dhe nga familjarët.

Ai rreth këtij ndryshimi thotë:

“Kurrë s’ka qenë kështu…
S’di çka po ndodh me këtë popull. Askush te varrezat nuk po shihet, më duket krejt kanë shkuar në Shqipëri e Greqi e kah kanë dasht.Kështu po e humbim edhe traditën tonë…”

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews