Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Mitrovicë, shkruan TelegramNews.
Bëhet e ditur se të njëjtit ishin kapur në flagrancë duke pranuar gjësende të blera me kartela bankare të huaja.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë kapur në flagrancë duke pranuar gjësende të blera me kartela bankare të huaja. Gjatë kontrollit të shtëpive të personave të dyshuar , në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 2 telefona celularë, 2 kompjuterë, një llaptopë si dhe disa dëshmi tjera”, thuhet në njoftim.
Teksa thuhet se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./TelegramNews./