Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka prezantuar Qefsere Kuçin si kandidate për deputete të kësaj partie.
Në një video të postuar në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se Kuçi është oftamologe e dalluar në QKUK.
“Kam kënaqësinë të mirëpres si kandidate për deputete Dr. Qefsere Kuçi – oftamologe e dalluar në QKUK dhe grua e jashtëzakonshme që mishëron përkushtimin, sakrificën dhe shërbimin ndaj popullit tonë.” – ka shkruar ai.