Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Në njoftimin e PDK-së theksohet se Krasniqi dhe Ziv kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe për domosdoshmërinë e mbizotërimit të paqes në Lindjen e Mesme.
“Kryetari Krasniqi e ka falënderuar ambasadoren Ziv për vizitën dhe për bashkëpunimin ndërshtetëror”, thuhet mes tjerash në njoftim.