Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, ka premtuar një të ardhme të re për sistemin e arsimit.
Ai ka bërë me dije se me qeverisjen e tij nxënësit do të pajisen me aftësitë e së nesërmes, duke i mbështetur fëmijët, familjet dhe mësimdhënësit.
Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se në qeverisjen e tij do të ketë Fond Shtetëror të Bursave për studentët.
Hamza ka premtuar 50% rritje të pagave për mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe të gjithë punëtorët e arsimit.
Postimi i tij:
Një e ardhme e re për arsimin, me nxënës të pajisur me aftësitë e së nesërmes, duke i mbështetur fëmijët, familjet dhe mësimdhënësit.
✅ 50% rritje të pagave për mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe të gjithë punëtorët e arsimit.
✅ 100 euro subvencion mujor për çdo familje që nuk mund t’i regjistrojë fëmijët në çerdhet publike dhe ndërtim të vazhdueshëm të çerdheve të reja.
✅ Arsim cilësor, me mësim gjithëditor, me psikologë e zyrtarë të sigurisë nëpër shkolla dhe programe kundër dhunës, bullizmit e abuzimit.
✅ Arsim të digjitalizuar fillor dhe të mesëm, me tabela, mjete e materiale mësimore digjitale për çdo klasë dhe me softuer digjital kombëtar për arsimin.
✅ Fond Shtetëror të Bursave për studentët.
#MaMirë për fëmijët, nxënësit, studentët dhe mësimdhënësit.
#MaMirë për arsimin dhe Kosovën.