Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka premtuar rritje të pagave për 50% për të gjitha kategoritë.
Äi ka thënë se kur e bën premtimin, e realizon.
“Unë kur e bëj një premtim, e realizoj. Pagat do t’i rrisim për 50%, sepse Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar ai.
Ndërsa në videon e publikuar, Hamza ka thënë: “Fjalën publike e konsideroj që është kontratë e jemja me votuesin, kontratë e jemja me atë që premtoj, edhe kur e them i rri mbrapa. Sot Kosova ka ngelur me pagat më të ulëta në regjion dhe tash po them që, po, pagat kemi me i rrit 50%, edhe për mësus, edhë për arsimtarë, edhe profesorë, por edhe për të gjitha kategoritë e tjera që marrin dhe realizojnë paga përmes buxhetit të Kosovës. Jam i bindur që në këtë mënyrë ne kemi me kontribu në përmirësimin e standardit të jetesës për qytetarët e Kosovës”.