Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas hedhjes së shortit ku PDK mori numrin 131.
Ai ka thënë se ky numër bashkon qytetarët për një Kosovë më të mirë.
Postimi:
PDK 131: Numri i fitores, i besimit dhe i të ardhmes!
Partia Demokratike e Kosovës, me kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamzën, dhe listën më të mirë të kandidatëve për deputetë, është e mobilizuar dhe e gatshme për fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Numri 131 na bashkon në vizionin për një Kosovë ma të mirë. Me punë të palodhshme, përkushtim të madh dhe kompetencë të dëshmuar, bashkë do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo qytetar.
Kosova mundet ma mirë!