Ismaili kritikon programin e LDK-së: Rruga e Re me diskursin e vjetër

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili ka kritikuar prograim e LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ismaili ka theksuar se LDK-ja vazhdon të mbajë një qëndrim të vjetër dhe nuk ofron një qasje të drejtë për të adresuar plagët e së kaluarës.

“Diskursi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) mbi aktivistët e saj të vrarë mbetet i ngujuar në një qasje të vjetër dhe shpeshherë viktimizuese dhe çdo herë përçarëse. Në vend që të ofrojë një qasje më të drejtpeshuar, e cila do të adresonte një nga plagët më të ndjeshme të së kaluarës sonë të afërt, LDK-ja vazhdon të përdorë këtë temë si një pikë përçarjeje politike për hesape elektorale”, tha Ismaili.

Ajo ka kritikuar gjithashtu mungesën e një strategjie të re politike nga LDK, duke theksuar se partia nuk ka kontribuar në drejtësi për viktimat dhe ka dështuar në ndriçimin e rasteve të dhunës nga shërbimet sekrete serbe.

“Ajo që bie në sy është se, ndërsa LDK ka qenë e shpejtë në akuzat ndaj disa protagonistëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe individëve brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), shumë rrallë ose aspak ka drejtuar gishtin apo dyshime ndaj shërbimeve sekrete serbe, të cilat historikisht ishin mekanizmat e dhunës dhe vrasjeve nga nëntoka për llogari të Beogradit në Kosovë”, tha kandidatja për deputete.

Ismaili kërkoi që LDK të heqë dorë nga narrativat e vjetra dhe të ofrojë një platformë të fokusuar në zhvillimin ekonomik dhe reforma institucionale.

“Nëse LDK dëshiron të jetë relevante në këtë etapë të re të historisë së Kosovës, duhet të heqë dorë nga narrativat e vjetra të ndërtuara mbi përçarje dhe viktimizime”, thekson Ismaili.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews