Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, njoftoi se nesër në Mitrovicën e Veriut do të mbahet një takim për diskutimin e çështjeve ndëretnike dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.
Ai ftoi qytetarët të marrin pjesë dhe të shprehin shqetësimet e tyre.
Krasniqi theksoi rëndësinë e diskutimeve të hapura dhe bashkëpunimit për të lidhur qytetarët dhe për të përmirësuar investimet në këtë zonë.