Agim Bahtiri, e huq datën e zgjdhjeve, përfol datën 5 maj!

Ish kryetari i Mitrovicës së  jugut Agim Bahtiri, ka provuar  t’i ndezë motorët propagandistik “ala-bahtirqe”, duke akuzuar pa shije  PDK-në, kandidati për kryeministër i të cilës Bedri Hamza, shihet  si më i kompletuari në Kosovë, veçanërisht  për rritje ekonomike të vendit dhe për paga.

Bedri Hamza  sipas sondazheve të publikuara, është zyrtari i vetëm  i cili në të gjitha funksionet e deri tashme, ka përmbushur premtimet  elektorale me rritje dhe performansë të jashtëzakonishme.

Agim Bahtiri është munduar ta  kap fillin e propagandës kundër Bedri Hamzës që ia mori qeverisjen komunale të Mitovicës së jugut  pa asnjë therrë në këmbë, por Bahtiri i njohur për huqjen e topit,  edhe kësaj radhe ka huqur duke  thënë se pas zgjedhjeve më pesë shkurt ,hapet ura  e Ibrit…

“Pasi që të kryhet procesi zgjedhor, pas 5 shkurtit ura do të hapet, pa asnjë problem”, ka thënë Bahtiri, duke mos ditur se procesi zgjedhor  mbahet më datë 9 shkurt” dhe shton:

“Ne, do të jemi në bashkëpunim me KFOR-in dhe të gjitha institucionet. Situata është e përmirësume, dhe normale, dhe nuk ka asnjë problem, ju mundeni me e vizitu pjesën e veriut në mënyrë normale sikur në jug”, ka shtuar ai mes tjerash.

Bahtiri e ka akuzuar opozitën, më saktësisht, Bedri Hamzën, se ka lobuar në Amerikë për  mos hapjen e urës së Ibrit.

Opinioni kosovar e më gjerë e mban mend  deklaratën e tij te ura e Ibrit, kur proklamonte sa ishte kryetar i komunës atje, duke thënë se “hapja e urës mbi Ibër do të bëhet së shpejti funksionale dhe në përurimin e hapjes së saj do të këndojë Shakira…”

Nga ajo që ka premtuar Agim Bahtiri  deri më tani, as nuk është hapur ura e Ibrit, e as nuk ka kënduar Shakira.

Kandidati për  kryeministër nga  PDK Bedri Hamza në takime me qytetarët e Kosovës pa dallim, ka atakuar punën e Qeverisë  në të gjitha segmentet dhe ka premtuar përmirësim substancial të gjendjes kur ai të votohet  nga qytetarët  për postin e të parit të ekzekutivit të vendit.

“Vendin e ka përfshirë një atmosferë, ku paaftësia për ta vënë në jetë një projekt ekonomik e zhvillimor, iu bie direkt mbi kurriz taksapaguesve, punëtorëve, pensionistëve dhe kategorive më të ndjeshme të këtij vendi. Ku njerëzit që jetojnë nga mundi i tyre, nuk janë të sigurt se mund t’ia dalin deri në pagën e radhës. Ku të rinjtë e të rejat e këtij vendi, ende e kanë shpresën për ta nisur jetën diku tjetër”, thënë Hamza.

Komponentë të LVV-së, duke qenë të tronditur nga skandalet  dhe aferat  korruptive, po mundohen me  çdo kusht  ta shantazhojnë opozitën duke i fshehur  dështimet qeverisëse. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews