Kosova refuzohet për Eurovision 2025

Kosovës sërish nuk ju pranua kërkesa për tu bërë pjesë e Eurovizionit. 

As këtë vit nuk u erdhi RTK-së ftesa e pritur nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës Eurovision 2025 në Zvicër.

Për më tepër këta të fundit kishin shtuar se Kosova nuk pranohet për arsye politike, meqë është pavarësuar nga Serbia në vitin 2008 dhe nuk është akoma anëtarë të plotë të organizatës së transmetuesve publikë të gjitha shteteve.

Deri më sot, 104 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe tri vende të tjera jo anëtare të OKB-së (Tajvani, Ishujt Kuk dhe Niue) e kanë njohur Kosovën si të pavarur, ndërsa 10 vende e kanë tërhequr njohjen.

Në nivel evropian, pavarësia e Kosovës nuk njihet nga Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnje-Hercegovina, Qiproja, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovakia, Spanja dhe Ukraina.

Pavarësisht se si shtet a munguar, Kosova ka “prekur” disa herë Eurovisionin përmes Shqipërisë, në rastet kur ata zgjodhën si përfaqësues të shtetit shqiptar artistë nga Kosova si: Rona Nishliu (2012), Lindita Halimi (2017) dhe Albina dhe Familja Kelmendi (2023).

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews