Kosova mban stërvitjen e fundit para nisjes për Oslo

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para nisjes në Oslo.

Të mërkurën, “Dardanët” do të luajnë ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë në Oslo.

Edhe në këtë stërvitje, selektori Franco Foda pati në dispozicion të gjithë futbollistët, përveç Elbasan Rashanit i cili u stërvit i diferencuar nga pjesa tjetër e grupit.

Optimist për këtë takim është shprehur Vedat Muriqi, i cili beson në rezultat pozitiv.

“Si zakonisht e kemi filluar kampin me intensitet të lartë të stërvitjeve siç e dëshiron trajneri. Sot e patëm anën taktike dhe tani i dimë dobësitë e Norvegjisë dhe jemi të gatshëm ta përballojmë këtë sfidë. Ata kanë lojtarë superyje botërore, por nëse bazohemi te Haaland edhe ne kemi kapitenin tonë që e ka fituar Serinë A, ka luajtur në Ligën e Kampionëve, kështu që nuk besoj se Haaland do ta ketë të lehtë kundër nesh dhe sidomos Amirit. Futbolli nuk është vetëm me lojtar individ, por individët mund të jenë çelësi i fitores, por në këtë aspekt mendoj se Norvegjia përveç individëve nëse dëshiron të na mposhtë duhet të jetë kompakte”, tha Muriqi.

I po të njëjtës energjië është edhe mesfushori, Valon Berisha.

Mes tjerat, Berisha e cilëson si ndeshje të vacant për të, duke pasur parasysh se hapat e parë si futbollist i ka marrë pikërisht në Norvegji.

“Po, jemi të gatshëm. Kemi pasur disa ditë të forta të stërvitjeve, sot ka qenë më shumë seancë taktike. Trajneri na ka organizuar mirë dhe jemi përgatitur mirë. Ushtrimet kanë qenë intensive, pasi kemi pasur nevojë, sepse disa lojtarë kanë pasur pauzë 10 ditore para se të grumbullohemi këtu. Është një ndeshje e veçantë, sepse familja ime jeton atje, atje jam rritur dhe i kam marrë hapat e parë në futboll. Ata më kanë vlerësuar shumë dhe më kanë dhënë shumë besim kur kam qenë i ri. Kam debutuar për Norvegjinë shumë herët. Sigurisht se do të jetë një ndjenjë e përzier, por gjithmonë e kam ndjerë veten shqiptar dhe e kam kënaqësinë dhe privilegjin që të luaj për Kombëtaren e Kosovës”, shtoi Berisha

Ndryshe, ndeshja mes Norvegjisë dhe Kosovës zhvillohet të mërkurën nga ora 19:00 në Ullevaal Stadion./Telegrami.co

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews