Kosova humb 537 milionë dollarë nga bllokimi USAID-it

Ardhja e Trump në krye të SHBA-së po sjell ndryshime të jashtëzakonshme në botë, ndërsa bllokimi që në ditët e para të inaugurimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i ri amerikan, bllokoi në gjitha fondet e shtetit  jashtë SHBA-së ku është edhe Kosova.

Trump më tej ka thënë se milionat  e  shtetit amerikan  pas afatit prej një muaji të bllokimit, do të shqyrtohen  nga ekspertët ekonomikë për këto mjete të cilat do të mund të jepen vetëm për vendet të cilat harmonizohen  politikisht me SHBA-të.

“Kosova humb 537 milion dollarë për shkakun e vendimit të presidentit Trump për të ndaluar veprimtarinë “kriminale” të USAID-it, për të cilën organizatë qeveritare z.Trumpi ka vlerësuar se kjo bandë kriminale ka keqpërdorur pamëshirshëm taksat e qytetarëve amerikan.

Me këtë vendim Kosova merr goditjen më të madhe financiare krahasuar me të gjitha vendet e Ballkanit Përendimor”, ka deklaruar eksperti financiar Selatin Retkoceri.

I befasuar me gëzimin e qeveritar për dështimin e eksporteve  “Made in Kosova”, ka mbetur edhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu i cili shpreh  habinë:

“E përjetova edhe këtë! Qeveria e Kosovës është gëzuar për dështimin e eksporteve të Kosovës në SHBA! Po, e lexuat drejt, është e pabesueshme, por ka ndodhur. Situatë sa qesharake aq edhe dëshpëruese, dhe shumë e rëndë për vendin. Ku jemi duke shkuar kur inkurajojmë dështimin dhe na pëlqen të themi që dështimet e biznesit vendor janë ndonjë lloj fitore. Kjo është një situatë që duhet të na shqetësojë të gjithëve, pasi bizneset vendore janë ata që mbajnë ekonominë dhe krijojnë mundësi për punësim. Ne duhet të mbështesim ata që po luftojnë në tregun ndërkombëtar, jo t’i shohim si humbës dhe të inkurajojmë më shumë ngecje. Kjo është koha që të fokusohemi tek veprimet konkrete dhe strategjitë që do të mundësojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe një mbështetje të vërtetë për ekonominë dhe bizneset tona.

Në vend që të mobilizohet diplomacia ekonomike dhe ajo politike për të mbështetur dhe hapur tregje të reja për eksport të produkteve ” Made in Kosova “, ne i gëzohemi dështimit të kompanive vendore të pa mbrojtura dhe të pa mbështetura nga Institucionet vendore.A mjafton vetëm fjala mjerim për ta përshkruar këtë gjendje?”, ka pyetur eksperti Gërxhaliu.

Profesori dhe analisti Milazim Krasniqi e sheh në rrezik Kosovën pas deklarimeve të prera amerikane lidhur me mos mbështetjen e qeverisë Kurti: “Pas qëndrimit të prerë nga SHBA se të gjithë janë kundër Kurtit, e ardhmja e Kosovës mund të jetë në rrezik të madh. E vetmja mënyrë që të shmanget rreziku është që më 9 shkurt 2025 Albin Kurti të dërgohet në opozitë. Për këtë moment një rol të madh e kanë qytetarët e pavendosur. Ata mund të kenë arsye të jenë të pakënaqur me të gjitha partitë, por ata e duan Kosovën pa hile. Këtë radhë ata mund ta bëjnë diferencën. Vota e tyre mund të jetë shpëtimtare. Unë i ftoj vëllazërisht që të dalin e të votojnë cilëndo nga partitë opozitare shqiptare. Vota e tyre ka vlerë të shtuar sepse e shpëton vendin nga izolimi e destabilizimi. Slogani për këtë ide: Të pavendosurit mund të vendosin”, thotë Krasniqi. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews