Korab Gashi, njëri prej të akuzuarve për grabitjen e armatosur në Suharekë i cili u arrestua dje nga Policia e Kosovës, pritet që sot duke filluar nga ora 14:00 të dalë para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prizren.
Kështu ka konfirmuar për Telegramin, avokati mbrojtës, Skënder Musa.
Sipas tij, i dyshuari akuzohet për disa vepra penale si, grabitje, privim i kundërligjshëm nga liria dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Për të njëjtin Musa theksoi se është mbrojtur në heshtje./Telegrami.co./