Konjufca pret në takim lamtumirës Szunyogun, flasin për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Siç bëhet e ditur në takim u diskutua për punën e përbashkët, sfidat dhe arritjet gjatë kësaj periudhe mjaft dinamike, për angazhimin në drejtim të zgjerimit dhe aspiratës së integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, që mbetet një prioritet i padiskutueshëm për popullin dhe shtetin tonë.

“Kryeparlamentari Konjufca veçoi arritjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës gjatë periudhës që z. Tomaš Szunyog drejtoi Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe u shpreh i bindur se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tutje për të përsëritur sa më shumë suksese dhe të arritura në të ardhmen”, thuhet në njoftimin nga Kuvendi i Kosovës.

Derisa Szunyog e falënderoi Konjufcun për pritjen, duke uruar që të vijojë puna në drejtim të aspiratës së Republikës së Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe duke tejkaluar me angazhim sfidat që dalin përpara.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkuvendi.skupstina%2Fposts%2Fpfbid05Hjgv9i4HiFg39868xEdooUj6Uq6EvGKu58rCAgXnbaFYzrKuY7TnXgc4o4f5q8hl&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”824″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews