Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë varrit të Adem Demaçit në Prishtinë, në gjashtëvjetorin e vdekjes së tij.
Konjufca kujtoi veprimtarinë e Demaçit që shtrihet mbi gjashtë dekada, duke theksuar qëndrueshmërinë e tij në burg dhe frymëzimin që i dha breza të tërë për luftën për liri.
Ai vlerësoi kontributin e Demaçit si shkrimtar dhe politikan, duke theksuar se figura e tij duhet të studiohet dhe nderohet gjithmonë.