Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në konferëncën për medie pas takimit me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali tha se e ka uruar atë për detyrën e re.
Konjufca tutje tha se beson fuqishëm se Spiropali do ta forcojë edhe më tej traditën e shkëlqyer të bashkëpunimit mes të dy kuvendeve dhe të dy vendeve, përcjell TelegramNews.
“Pata nderin ta pres në vizitë zyrtare në Kuvendin e Kosovës kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali. E urova edhe njëherë zonjën kryetaren për detyrën e re e cila ju ka besuar, një detyrë shumë fisnike duke besuar fuqishëm që ajo do ta vazhdojë dhe do ta forcojë edhe më tej traditën tonë të shkëlqyeshme të bashkëpunimit mes dy kuvendeve dhe dy vendeve tona”, tha Konjufca në fjalën e tij./TelegramNews./