Komisioni Hetimor interviston ish-ministra të Arsimit: Nuk u përgjigjem deputetëve të pushtetit

Përkundër mungesës së kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit, Komisioni Hetimor për tekstet shkollore po vazhdon mbledhjen.

Anëtarët e komisionit nga mazhoranca caktuan deputeten Arjeta Fejza kryesuese të mbledhjes së sotme, mirëpo kjo u konsiderua joligjore dhe në shpërputhje me Rregulloren e Kuvendit nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila kishte ardhur të intervistohet në cilësinë e ish-ministres së Arsimit.

Ajo tha se nuk mund t’iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve të pushtetit pasi bëhen pjesë e shkeljes ligjore.

Sipas saj, kryesuesin dhe zëvendëskryesuesin e cakton vetëm seanca plenare dhe jo komisioni.

Pavarësisht kësaj, deputetët nga mazhoranca insistuan se veprimi i tyre është në përputhje me ligjin për hetim parlamentar. Aktualisht është duke u intervistuar ish-ministri i Arsimit, Ramë Likaj./kp

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews