Kombëtarja e Rumanisë ka arritur në Prishtinë, para përballjes së tyre ndaj Kosovës.
Ata do të përballen me “Dardanët”, të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.
Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për Grupin C të Ligës së Kombeve.
Përballja mes dy skuadrave sa pritet të jetë e fortë, po aq edhe nacionaliste.
Kjo u dëshmua edhe në ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024, kur Kosova ishte mysafir i rumunëve.
Tifozët e tyre krijuan trazire në stadium ku edhe shfaqën pankarta nacionaliste kundrejt Kosovës, gjë që ndikoi në ndalimin e asaj ndeshje për më shumë se 30 minuta.