Funde nën gjunjë, thonjë mesatarisht të gjatë, s’ka xixa as fotografi as slogane nëpër veshje. Prej tash e tutje Gjykata kërkon veshje të respektueshme nga cilido punëtor.
Draft-Kodi i veshjes është përpiluar dhe publikuar sot. Kjo ndodhë që të promovohet një imazh integriteti, dinjiteti dhe respekti në sy të publikut, sipas kodit.
Në të përfshihet kodi i veshjes solemne si dhe ai i veshjes së zakonshme, dhe në cilindo nuk preferohet asgjë ekstravagante dhe jashtë normales as sa i përket ngjyrave e as trendëve. Nuk lejohen vathët nëpër fytyrë, nuk lejohen sloganet, logot e as veshjet që ekspozojnë trupin; në fakt preferohet që bluzat gjithnjë të kenë mëngët e gjata.
Ju mund të lexoni pjesën tjetër të draft kodit këtu: