Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka deklaruar se Blerim Ramadani bëri shumë mirë që u arratis.
Përmes një postimi në Facebook, Klinaku ka shkruar se qëllimi i kthimit në paraburgim ishte ekstradimi i Ramadanit në Serbi.
“Pasi nga arresti shtëpiak vendosën që ta kthenin në paraburgim me qëllim ekstradimi në Serbi, Blerim Ramadani u arratis dhe bëri shumë mirë. Shteti artificial i Maqedonisë paska lëshuar fletarrest ndaj tij, sepse do që të zbatojë urdhërat e Vuçiqit”, ka shkruar Klinaku.
Tutje Klinaku ka shkruar se pushteti i Maqedonisë u ndihmua nga Kurti dhe se po i përndjek veteranët e UÇK-së.
“Ky pushtet i ardhur në Maqedoni, e që fatkeqësisht në emër të ndryshimit u ndihmua nga Kurti, po i përndjek veteranët e luftës së UÇK-së. Por, le ta kuptojnë se nëse vazhdohet kjo politikë e përndjekjes së shqiptarëve, për çdo eskalim të situatës do të jenë përgjegjës”, ka shkruar Klinaku. /TelegramNews.com.