Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në seancën e sotme të përbashkët të të dyja kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, ka bërë një aksion simbolik në seancë.
Derisa shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, po e mbante fjalimin, deputetja Kadrijaj e ngriti një fletë të bardhë me mbishkrim “Zdravo Mimi”. Kadrijaj këtë letër e mbajti në duar për disa minuta. /kp