Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka bërë me dije që në takimin që po mbahet sot, është vendosur që të avancohen gjashtë gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.
Përmes një njoftimi në Facebook, është bërë e ditur se gjyqtarët e përzgjedhur për avancim janë Valbona Selimaj, Violeta Husaj-Rugova, Bujar Dobërdolani, Mirlinda Bytyqi-Rexhepi, Mevlide Kosumi-Qarri dhe Kymete Kicaj.
“Po mbahet takimi i 328-të me radhë i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, me ç’rast në kuadër të procesit të avancimit për gjyqtarë, Këshilli ka avancuar 6 gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.Anëtarët e KGJK-së, në bazë të raportit të Panelit për Shqyrtimin e Aplikacioneve dhe Intervistim, aprovuan avancimin e gjyqtarëve: Valbona Selimaj, Violeta Husaj-Rugova, Bujar Dobërdolani, Mirlinda Bytyqi-Rexhepi, Mevlide Kosumi-Qarri dhe Kymete Kicaj, në pozitën gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Gjyqtarët në fjalë do të fillojnë punën nga data 1 shtator 2024”, thuhet në njoftimin e KGjK-së./Telegrami.co