Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se Batalioni i Rezervës Taktike të KFOR-it po zhvillon rregullisht aktivitete stërvitore, duke përfshirë stërvitjet e “fobisë nga zjarri” në kampin në Novosellë. Këto stërvitje kanë për qëllim të ruajnë gatishmërinë e lartë operacionale të trupave të KFOR-it.
Sipas njoftimit të KFOR-it në “Facebook”, këto aktivitete stërvitore janë pjesë e angazhimit të tyre të vazhdueshëm për të përmbushur mandatin e tyre, i cili bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Qëllimi kryesor i KFOR-it është të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë banorët e Kosovës, si dhe të sigurojë lirinë e lëvizjes.
“KFOR-i është një nga akterët kryesorë të sigurisë në Kosovë, duke vepruar si reagues i tretë pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX). Ata punojnë në koordinim të ngushtë me këto institucione për të garantuar stabilitetin dhe sigurinë në vend.
Këto stërvitje të rregullta tregojnë angazhimin e KFOR-it për të qenë gjithmonë të përgatitur për të reaguar ndaj çdo sfide dhe për të përmbushur misionin e tyre në mënyrë efektive”, vijon njoftimi.