Kërkohet paraburgim ndaj tre të dyshuarve lidhur me laboratorin për prodhimin dhe përpunimin e drogës sintetike

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj dy shtetasve të Sllovakisë, N.H., dhe L.A., si dhe shtetasit të Kosovës, S.I., të dyshuar për rastin e krijimit të laboratorit për prodhimin e të narkotikëve të llojit methafentaminë, ndryshe i koduar si plan taktik “QAFA 2”.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit dyshohen se duke vepruar si anëtar të grupit, pa autorizim kanë siguruar mjetet e nevojshme për prodhimin e drogës sintetike, kanë gjetur dhe kontraktuar shtëpinë për procesin e prodhimit të narkotikëve, i cili proces ka filluar në shtëpinë e të pandehurit S.I., në fshatin Sllakoc i Epërm, Komuna Gjilan, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Aty thuhet se kanë krijuar një laborator dhe aty kanë filluar procesin e prodhimit të narkotikëve të llojit methafentaminë.

“Ndërsa, më 19.12.2024, në zbatim të urdhëresës së Gjykatës është bërë bastisja e lokacionit të lartëcekur, ku në vendin e ngjarjes janë arrestuar të pandehurit L.A dhe N.H,, të cilët kanë qenë duke prodhuar narkotikë, kurse në afërsi të vendit të ngjarjes është arrestuar edhe i pandehuri S.I., i cili ka bërë roje, kurse të pandehurit tjerë meqenëse nuk janë hasur në vendin e ngjarjes kanë arritur të ikin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me këtë, dyshohen se kanë kryer veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike” nga neni 268, paragrafi 1 lidhur me nenin 275, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 dhe 1.6 të Kodit Penal.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews