KFOR-i ka deklaruar se është e rëndësishme shmangia e veprimeve që mund të krijojnë tensione të panevojshme, shkruan Telegram News.
Në një deklaratë për Klankosova.tv, nga ky mision kanë kërkuar që të shmangen veprimet që mund të krijojnë tensione, pasi që sipas KFOR-it ky ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal.
“Është e rëndësishme të shmangen veprimet që mund të krijojnë tensione të panevojshme. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal.” – ka thënë KFOR-i kur është pyetur në lidhje me paralajmërimet serbe për shpalljen e Kosovës si “territor të okupuar”.
KFOR-i thotë se do të vazhdojë të zbatojë mandatin e tij të dhënë nga OKB-ja për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme./Telegram News.