Një veturë ka goditur një këmbësorë sot në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Rastin për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se nga aksidenti ka mbetur i lënduar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 15:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Ferizaj,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një person (këmbësori). Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.Me rast po merret njësiti i trafikut”, tha zëdhënësja. /TelegramNews/