Arta Vokshi-Nallbani, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka shpalosur vizionin e saj për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës, duke theksuar nevojën për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe një shoqëri ku të rinjtë dhe gratë kanë mundësi të barabarta.
Synimi i saj është të rinjtë dhe gratë të kenë mundësi të barabarta dhe të kontribuojnë në vendin e tyre.
Vokshi-Nallbani ka theksuar se gjatë katër viteve të kaluara të qeverisjes, qytetarët e Kosovës nuk kanë gëzuar standardin e jetesës që meritonin.
Për këtë, ajo ka shtuar se shqetësimet e qytetarëve janë shndërruar në një planprogram qeverisës të hartuar nga PDK dhe lideri i saj, Bedri Hamza, i cili përfshin një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, një sistem arsimor dhe shëndetësor cilësor, si dhe siguri dhe integrim për Kosovën.
“Gjatë këtyre katër viteve qeverisje ne po e ishim që qytetarët e vendit tonë nuk janë në vendin më meritor dhe më të dinjitetshme, që do të duhej të ishin. Për këtë punë dhe për këtë çështje, duke i pa krejt hallet, sfidat, nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve, pajtohemi ne, pajtohet edhe kandidati për kryeministër zoti Bedri Hamza, i cili edhe e ka hartuar programin qeverisës për qeverisjen e ardhshme në krye me PDK-në. Planprogram, i cili është hartuar dhe formuar bashkërisht me qytetarët. Ku ka organizuar shumë punëtori pothuajse në çdo komunë të vendit, me secilën shtresë. Duke filluar prej mësimdhënësve, punëtorë të thjesht, punëtorët e administratës, veteranë, pensionistë… dhe çdo shtrese e kategori tjetër e shoqërisë sonë. Ku i ka dëgjuar për së afri dhe është ballafaquar e mishëruar me problemet e kërkesat e hallet e gjithsecilit prej tyre. E këto kërkesa i ka përpiluar dhe i ka futur bashkë me ekspertë vendor e ndërkombëtar në një planprogram”, ka thënë Vokshi-Nallbani në FIVE të Dukagjinit.
Për Vokshin-Nallbanin, qëllimi kryesor është të ndërtohet një Kosovë ku të rinjtë të kenë mundësi të kontribuojnë në vendin e tyre, duke shmangur emigrimin dhe duke punuar për një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.
“Planprogrami ynë mbështetet në 5 shtylla kryesore: zhvillim i qëndrueshëm ekonomik, një jetë më e mirë për gjithsecilin prej nesh, sistemi arsimor kualitativ apo cilësor, sistemi shëndetësor me pacientin në qendër dhe për një Kosovë më të integruar dhe me siguri në vend.
Unë garës i kam hyrë duke dashtë dhe ëndërruar me pa një Kosovë më një zhvillim më të mirë dhe më të qëndrueshëm ekonomik.
…pikërisht kjo është misioni apo beteja im, përse personalisht kam hy në garë sepse ëndërroj me pa një Kosovë, ku të rinjtë me qenë në barabartë. Ku administrata publike me qenë e hapur dhe transparente. Dhe te përkoj dhe punojë në bazë të kërkesave dhe nevojave të qytetarëve saj dhe jo anasjelltas. Që thash të rinjtë mos me emigru në vendet e tjera, por të shkrijnë potencialin në vendin e tyre”, ka shtuar kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së.