Kanadaja ka zvogëluar numrin e lejeve të studimit për studentët e huaj dhe ka shtrënguar kushtet për marrjen e një leje pune për të zvogëluar numrin e banorëve të përkohshëm në vend, tha qeveria.
Njoftimi vjen në një kohë kur qeveria liberale e kryeministrit Justin Trudeau, e cila po mbetet prapa në sondazhet e opinioneve dhe që pësoi një humbje të madhe në zgjedhjet plotësuese këtë javë, po kërkon të zvogëlojë popullsinë e përkohshme të vendit, përfshirë studentët e huaj dhe punëtorët, transmeton Telegram News.
Kjo çështje është bërë një nga më të diskutueshme në politikën kanadeze, dhe zgjedhjet federale janë planifikuar për në tetor 2025 më së voni.
Ndryshimet e shpallura sot do të zvogëlojnë numrin e lejeve të studimit për studentët e huaj të lëshuara në 437,000 në 2025. Në vitin 2023, Kanada miratoi 509.390, sipas departamentit të imigracionit, dhe në shtatë muajt e parë të 2024, 175.920.
Ndryshimet gjithashtu do të kufizonin të drejtën për një leje pune për partnerët e disa studentëve dhe punëtorëve të huaj të përkohshëm. /TelegramNews/