Katër burra dyshohet se kanë kaluar ilegalisht vijën kufitare në Tashefc të Podujevës, duke shfrytëzuar rrugët e pa autorizuara për kalimin e kufirit dhe kanë hyrë në territorin e Serbisë me qëllim prerjen e druve.
Tre nga katër të dyshuarit janë intervistuar dhe të njëjtit kanë pranuar se kishin kaluar vijën kufitare në mënyrë të paautorizuar.
“Raportohet se katër të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë kaluar vijën kufitare duke shfrytëzuar rrugët e pa autorizuara për kalimin e kufirit dhe kishin kaluar në territorin e Serbisë me qëllim prerjen e druve. Tre nga katër të dyshuarit janë intervistuar dhe të njëjtit kanë pranuar se kishin kaluar vijën kufitare në mënyrë të paautorizuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.