Kallas flet për dialogun Kosovë-Serbi si një prej rrugëve kryesore drejt zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor

Kandidatja për Përfaqësuese të Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, derisa ka folur në seancën dëgjimore të Parlamentit Evropian (PE), ka premtuar se do të angazhohet në procesin e zgjerimit të BE-së. Ajo ka prekur edhe çështjen e dialogut Kosovë-Serbi në këtë proces të rëndësishëm.

“Ballkani Perëndimor është rajon shumë i rëndësishëm, shumë afër fqinjësisë sonë. Ne kemi dy rrugë. Njëra është rruga e zgjerimit – ne kemi nevojë për një histori suksesi – dhe rruga tjetër është sigurisht dialogu Beograd-Prishtinë ku të gjithë paraardhësit kanë investuar shumë kohë për të sjellë stabilitet në rajon”, ka deklaruar Kallas.

Kallas, ish-kryeministre e Estonisë, është zgjedhur për të udhëhequr politikën e jashtme në mandatin e ardhshëm pesëvjeçar. Një prej detyrave të kryedipolimates evropiane në ardhje do të jetë edhe ndërmjetësimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili ka ngecur vitin e fundit.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës, të gjitha ose kanë statusin e kandidatit për anëtarësim në klubin eksluziv, ose kanë nisur tashmë negociatat e pranimit. Kosova ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në BE më 2022, por blloku nuk e ka shqyrtuar akoma, kryesisht për shkak të tensioneve Prishtinë-Beograd.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews