​Kadrijaj: Aleatët po kërkojnë që zbatimi i marrëveshjes së Brukselit të nisë me Asociacionin

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Time Kadrijaj thotë se qeveria Kurti ka dështuar në procesin e dialogut. Sipas saj, për shkak të qasjes së gabuar të Kurtit, aleatët e Kosovës po kërkojnë që zbatimi i Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit, të nisë më procedurat për themelimin e Asociacionit.

Kadrijaj thotë se kjo është e dëmshme për vendin, pasi nuk dihet se a do të vazhdojë me zbatim të marrëveshjes edhe pala serbe.

“Duke mos qenë kooperativë dhe duke menduar që edhe me faktorin ndërkombëtar kjo qeveri është munduar me lu me dy karta, të pranojë dhe të deklarojë diçka tjetër në Bruksel dhe tjetër gjë në Kosovë. Kur është pranuar plani franko-gjerman, s’ka pas ndarje të ndonjë marrëveshje që me pas rëndësi sikurse tash që i jepet rëndësi Asociacionit brenda marrëveshjes. Tash po gjendemi në një situatë që po kushtëzohet që fillimi i zbatimit të marrëveshjes së Brukselit të nisë me Asociacionin. Kosovën kjo e vendos në një situatë jo shumë të lakmueshme, pasi në këtë rend nuk dihet a do të zbatohet nga pala tjetër, apo veçse do të marrin Asociacioni njëjtë sikurse ndodhi me tokat e Manastrit të Deçanit. Kjo qasje në dialog e ka dëmtuar dhe kthyer prapa Kosovën. Ky drafti i Asociacionit është forma më e keqe e mundshme që mund t’i ndodh Kosovës, pasi me këtë Asociacion shihet se do të ketë kompetenca ekzekutive dhe do të ketë një autonomi”, thotë ajo.

Megjithatë, deputetja opozitare deklaron se zbatimi i Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit, është shumë larg, ani pse palët kanë pasur kohë deri më 18 korrik të dërgojnë komente për planin e sekuencimit të propozuar nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ajo akuzon Serbinë si palë dekonstruktive, mirëpo është skeptike se edhe Kosova do të bëjë lëvizje përpara për shkak se vendi është në vit zgjedhor.

“I kam hezitimet e mija se Kosova do të bëjë progres në këtë drejtim, pasi jemi në vit zgjedhor dhe në asnjë mënyrë këta nuk do të luajnë me kartat e tyre. Ata do të shohim me bërë ndonjë veprim populist që e ndezi masën dhe mban elektoratin dhe votuesin e LVV-së. Në asnjë mënyrë ndonjë veprim drejt zbatimit konkret edhe pse është pranuar marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit”, thekson Kadrijaj.

Megjithëse kërkon heqjen e masave ndëshkuese nga Bashkimi Evropian, Kadrijaj thotë se unioni evropian është skeptik për largim të masave për shkak të paralajmërimeve të qeverisë për hapjen e urës së Ibrit.

‘Qeveria me çështjen e dinarit, mbylljen e filialeve të bankës, mendoj se vendet e BE-së po kosniderojnë se prapë qeveria po punon në drejtim të eskalimit të situatës dhe s’po ka unitet të vendeve të BE-së për hiqen e masave”, deklaron Kadrijaj.

Në anën tjetër, ajo është kritike edhe ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila sipas saj, s’ka sjellë asnjë njohje të re dhe asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare për Kosovën.

“Ne kemi regres sa i përket politikës së jashtme. Asnjëherë nuk e mendoj se politika e jashtme dhe imazhi i Kosovës në arenën ndërkombëtare është më i dëmtuar sesa me këtë qeverisje. Jemi në masa ndëshkuese, gjë e cila nuk ka ndodhur asnjëherë…S’ka pasur asnjë njohje të re, s’ka anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, përfundon Kadrijaj./kp

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews