Aktori i humorit, Julian Deda, dhe finalisti i edicionit të tretë të “Big Brother Vip Albania” ka treguar për planet e tij pas përfundimit të spektaklit.
Ai përmes një video në rrjetet sociale bëri të ditur se ende nuk ka vendosur se në cilin televizion do ta shohim. Pasi sipas tij, ka pasur shumë oferta.
“Më keni pyetur shpesh dhe jam pyetur shpesh, cilat janë planet në vazhdim. Siç e dini tani është sezon vere dhe emisionet janë pushim për një periudhë 3 mujore. Shumë shpejt do vendos se në cilin televizion do më shihni nga shtatori. Sigurisht është ana financiare por unë dua të bëj diçka të t’i pëlqejë të gjithëve”, u shpreh Juli.
Derisa zbuloi edhe disa nga planet e tij sa i përket sezonës së verës.
Sa i përket pjesës së verës, kam një “stand-up” që dua ta bëj në një tur aty ku më kanë mbështetur. Aty ku ka më shumë shqiptarë që duan të na mbështesin dhe takojnë”, tha ai.